Flash

Lubonja: Loja që po luan Rama me Erdogan dhe BE

Lapsi.al 17 January 2022
Lubonja: Loja që po luan Rama me Erdogan dhe BE

Sipas publicistit dhe shkrimtarit Fatos Lubonja, kryeministri Edi Rama është treguar i zoti duke mbajtur një ekuilibër e duke luajtur në të dy krahët, duke mos krijuar armiqësi me Turqinë, por edhe të mos shkelë me këmbë vlerat që ti ke luftuar.

I ftuar në “Real Story”, Lubonja u shpreh se pavarësisht kërcënimit të Erdogan për të luftuar FETO-n, atij nuk i intereson të të krijojë konflikt.

“Ne duhet të zgjedhim mes një shteti autokrat dhe një shteti demokratik. Një gjë janë miqësitë e popullit, nuk mund të armiqësohesh por nga ana tjetër nuk mund të shkelësh me këmbë disa vlera që t’i ke luftuar.

Rama është treguar i zoti se ka mbajtur një ekuilibër duke luajtur në dy krahët. Rama e ka quajtur hapur Erdogan diktator. Partia e Erdogan nuk ka lidhje me Partinë Socialiste këtu, është parti konservatore mbi baza fetare.

Pyetja është si ka mundësi që Europa e pranon Ramën? Rama ka arritur të krijojë figurën se është si Erdogani në Turqi. Edhe një aleat i Ramës, i biri i Sorosit, në Turqi ka problem me të pas i ka arrestuar një aktivist.

Se sa mund të luajë Rama me këtë lojë nuk e dimë. Edhe Erdogani bën kërcënime por edhe Rama luan me të. Shqetësimi për Feton i Erdoganit nuk e dëmton shumë Ramën, marrëdhëniet. Ai nuk ka interes të krijojë konflikt dhe këtu hyn në lojë opozita he intelektualët.

Edhe opozita jonë nuk do të prishet me Erdoganin, edhe ndihmat i duan të gjitha. Ka të njëjtën mendësi vasali ndaj perëndimorëve që qëndrojnë pa dinjitetin që kërkon Shqipëria. Prandaj Rama do të vazhdojë ta luajë këtë lojë. Erdogan në Turqi ka një opozitë shumë të dobët” - u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

3 vatrat kryesore të Omicron në Shqipëri

Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparsh...

20:17

I riu shqiptar arratiset nga burgu grek

Një i ri shqiptar është arratisur nga qelia e tij në një burg në Akropoli në Athinë. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ka arritur të arratiset, duke alar...

19:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI