Flash

Vrasjet në Kazakistan/ Pacolli shpërndan versionin rus për komplot nga CIA

Lapsi.al 7 January 2022
Vrasjet në Kazakistan/ Pacolli shpërndan versionin rus për

Politikani kosovar dhe biznesmeni miliarder Behgjet Pacolli ka marrë anën e teorive konspirative që gëlojnë në Rusi, lidhur me trazirat që kanë përfshirë Kazakistanin. Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka deklaruar Pacolli për Gazeta Express.

Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve.

Por Pacolli, ish ministër i jashtëm dhe deputet në Kosovë nuk e ka marrë për bazë faktorin e zemërimit ekonomik. Natyrisht askush nuk pret nga një biznesmen të thotë të vërtetën e regjimit me të cilin punon. Dhe sidomos shefi i Mabetex ka shumë arsye të mos e bëjë këtë.

I njohur si miku personal i ish presidentit Nazarbaiev, shefi i Mabetex Project Engineering ka bërë shumë para në Kazakhistan. Ai ka kryer një seri punësh përfshirë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive si dhe salla të koncerteve atje, përfshirë Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.

Por problemi me këtë politikan biznesmen, të një vendi që do të anëtarësohet në NATO dhe BE është se ai bëhet zëdhënësi i politikave të Kremlinit.

Të mërkurën, mediat pranë Putinit i bënë jehonë teorive komplotiste, sipas të cilave CIA po nxiste trazira në Kazakistan, në mënyrë që, ndër të tjera, të ndërpriste hyrjen e Rusisë në kozmodromin historik të Baikonur. Zëdhënësi Shtëpisë të Bardhë Jen Psaki, e kundërshtoi kete version duke denoncuar "pohimet e pakuptimta të Rusisë sipas te cilave ne jemi prapa asaj që po ndodh (...) Kjo është padyshim një nga teknikat e dezinformimit të përdorura nga Rusia " tha ai.

Me sa duket këtë version ka vendosur ta hapë në shqip Behgjet Pacolli.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI