Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një foto, që sipas saj është shkrepur nga brenda selisë së PD-së. Garo pretendon se brenda saj ka persona të dyshimtë që kanë uzurpuar "shtëpinë" e demokratëve për interesa personale të Lulzim Bashës.
"Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte… Kjo merr fund ne 8 Janar!", shkruan Garo.
Nuk dihet ende se kush janë dhe cfarë bëjnë aty ata të rinj të maskuar, sikundër nuk mund të verifikohet akoma nëse janë realisht brenda selisë së PD-së apo në ndonjë ambient tjetër. ©LAPSI.al
