Flash

Gaz Bardhi: Ne zgjedhim të ardhmen, jo bunkerizimin e PD-së për interesat e Sali Berishës

Lapsi.al 6 January 2022
Gaz Bardhi: Ne zgjedhim të ardhmen, jo bunkerizimin e PD-së për

Sekretari i partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat deklaroi se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha se PD është një thirrje absurde dhe se sipas tij ka qëllim të bunkerizojë PD-në. Bardhi u shpreh i qartë se në demokratët zgjodhën të ardhmen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.

‘PD njeh dhe respekton vetëm vullneti e demokratëve, të anëtarëve të kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar. Kjo është arsyeja për vendosëm më shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesat e një njeriut të shpallur të padëshiruar nga SHBA. Berisha po përpiqet ti mbivendoset me dhunë vullnetit të demokratëve. Ushqimi i përditshëm që i ofron demokratëve janë skena teatrale dhe veprime që dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD. Janë mashtrime të përditshme që bëhen absurde. Shpifja e një kauze të rreme që kulmon me thirrje e një proteste kundër PD në oborrin e PD për shkak se po lyen murin e godinës është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund ti beje një demokrati’, tha më tej Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI