Flash

E rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan 48-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve

Lapsi.al 5 January 2022
E rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan 48-vjeçare,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Llaushë të Skënderajt në Kosovë. Një 51-vjeçar me iniciale S.Q. ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë në banesë bashkëshorten e tij.

Viktima është L.Q., 48 vjeç, nënë e 3 fëmijëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja erdhi pas një konflikti në çift në prani të 2 prej fëmijëve. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash.

“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës. Pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. Kemi parë pellgun e gjakut në sallon, në dhomën e ditës. Aty gjetëm dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, - thanë burime brenda hetuesisë nga vendi i ngjarjes.

Është duke u hetuar për motivet e krimit. Autori është arrestuar nga policia, por ende nuk ka dhënë dëshminë e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Identifikohet i plagosuri në Vlorë (Emri)

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat, teksa mësohet se i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Diego H...

19:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI