Flash

Skandali me pagat dhe patronazhistët/ Basha: Konfirmim i masakrës zgjedhore që ndali dhunshëm ndryshimin!

Lapsi.al 5 January 2022
Skandali me pagat dhe patronazhistët/ Basha: Konfirmim i masakrës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve dhe rrjedhja e këtyre databazave nga AKSHI. Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ky skandal sëbashku me atë të patronazhistëve, konfirmojnë dhe njëherë masakrën zgjedhore.

Sipas kryedemokratit, ai që e mbron publikimin e këtyre të dhënave duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI