Flash

1 i vrarë dhe 4 të plagosur, ky ishte shënjestra e atentatit të djeshëm në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 5 January 2022
1 i vrarë dhe 4 të plagosur, ky ishte shënjestra e atentatit

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme dhe 4 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos.

Më poshtë është fotoja e Edmond Crroj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i këtij atentati ku ka humbur jetën Erion Çela 35 vjeç. 41 vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali.

Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip ‘Mercedes Benz e class’ i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Ndërkaq ngjarja a ndodhur të martën e 4 janarit në lokal ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 35 vjeçar, është plagosur vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, daja Edmond Crroj 41 vjeç, miku i tij Arben Dani 46 vjeç dhe një klient që ndodhej në lokal 19 vjeçari Azbi Selimaj. /Abc

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Tërmeti ka ndodhur në orën 05:...

08:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI