Flash

“Po kryhen punime”, Bardhi sqaron mbylljen e dyerve në PD: Nuk lejohen brenda trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën

Lapsi.al 5 January 2022
“Po kryhen punime”, Bardhi sqaron mbylljen e dyerve në PD: Nuk

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një komunikim me mediat deklaroi se brenda selisë blu po kryhen punime për shtimin e hapësirave të punës.

Ai e cilësoi show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura.

“Më lejoni t’ju uroj një vit të mbarë, me besimin dhe shpresën që gjatë këtij viti të bëheni zëdhënës për lajme pozitive për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe një herë se për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuan edhe dje, sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. S’ka nevojë për të ardhur në dyert e PD. Dyert e partisë s’do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do e shihni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës. Koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin vetëm llafe e janë zgjedhur rrugën e tyre, kanë betejën e tyre. Institucionet e partisë janë në betejë me Ramën. Selia qëndronte e PD ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificë dhe që punon me mund dhe djersë për PD. Do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe në mbështetje të tij. Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës e transmetuar gjatë këtyre ditëve, nuk është gjuhë që i shërben demokracisë. Por i shërben forcimit të Edi Ramës.”, tha Bardhi.

Sipas tij selia e PD-së është e hapur për çdo demokrat dhe jo për trafikantët e drogës që mbështesin dhe shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Tërmeti ka ndodhur në orën 05:...

08:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI