Flash

Ç'po ndodh/ Ushtria serbe nis stërvitje në të gjithë kufirin me Kosovën

Lapsi.al 4 January 2022
Ç'po ndodh/ Ushtria serbe nis stërvitje në të

Pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë nisur një trajnim përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe kjo do të zgjasë deri pas përfundimit të Krishtlindjeve ortodokse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, trajnimi po realizohet “me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake”. Sipas kësaj ministrie, fokusi është në ushtrimin e operacioneve luftarake në rast “të një sulmi ndaj forcave serbe”.

“Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative (kufirit me Kosovën v.j.) në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët”, - thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjell portali “Kossev”. /Koha

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit

Një këmbësor është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, ku automjeti me drejtues sht...

19:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI