Flash

Alibeaj: Pseudo-protesta e 8 janarit do dështojë, Berisha s'ka moral

Lapsi.al 4 January 2022
Alibeaj: Pseudo-protesta e 8 janarit do dështojë, Berisha s'ka

Kanë qenë një seri reagimesh këtë të martë nga selia e Partisë Demokratike kundër protestës së thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. I fundit ishte nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj që në një reagim në rrjetet sociale thotë se nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën.

“Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjekje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!” – shkruan Alibeaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit

Një këmbësor është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, ku automjeti me drejtues sht...

19:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI