Një këmbësor është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin.
Për fat të keq këmbësori ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.