Flash

Detaje të reja/ Kush ishte viktima e atentatit në Tiranë dhe vonesa e ambulancës

Lapsi.al 4 January 2022
Detaje të reja/ Kush ishte viktima e atentatit në Tiranë dhe

Dalin detaje të reja nga atentati që ndodhi në një lokal në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Erion Çela dhe të plagosur 4 të tjerë, mes të cilëve vëllai i viktimës dhe daja i tyre. Mediat raportojnë se viktima dhe të afërmit e tij janë me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas të Durrësit.

Çela raportohet se ka një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja ku shiste cigare. Kjo ishte arsyeja pse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Të njëjtat burime shkruajnë se autorët erdhën me një automjet tip “Benz” nga zona e Spitalit të Traumës dhe ka ndaluar në afërsi të lokalit. Nga brendësia e makinës është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët në zonën e Laparakës. Raportohet se targat e automjetit të përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, edhe pse Spitali i Traumës ndodhet vetëm 500 metra larg është dashur mbi 30 minuta që në vendin e ngjarjes të vinte ambulanca e parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit

Një këmbësor është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, ku automjeti me drejtues sht...

19:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI