Flash

Vogëlushi i braktisur në dalje të Burrelit/ Policia: Na ndihmoni ta identifikojmë!

Lapsi.al 5 January 2022
Vogëlushi i braktisur në dalje të Burrelit/ Policia: Na ndihmoni

Policia e Matit ka gjetur sot një fëmijë i moshës 5-6 vjeç në dalje të Burrelit, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të miturit, i cili është braktisur dhe nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen. Policia e Dibrës në një njoftim për mediat kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

Njoftimi i Policisë Dibër: 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij. I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”, njofton policia.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Tërmeti ka ndodhur në orën 05:...

08:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI