Flash

Komisioni i Rithemelimit: PD iu rikthehet demokratëve në 8 janar, Basha e përdhosi

Lapsi.al 5 January 2022
Komisioni i Rithemelimit: PD iu rikthehet demokratëve në 8 janar,

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike këtë të mërkurë e ka konsideruar një veprim të turpshëm blindimin e selisë blu, duke mos lënë të hyjnë brenda një pjesë të demokratëve. Në vend të respektimit të këtij afati, Lulzim Basha reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale, sipas mbështetësve të ish kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se ai shfrytëzoi ditët e afatit jo për të mbledhur rraqet e veta, por për të blinduar dyer.

Ata kanë krahasuar veprimin e Bashës me kryeministrin Edi Rama, ku sipas demokratëve blindimi i selisë sikur ta kishte pronë private, ishte njëlloj si pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.

Kujtojmë se një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemilimit të PD-së tentuan sot të futen në mjediset e brendshme të selisë blu, por u përballën me dyert e mbyllura dhe të fortifikuara të ndërtesës, duke mbetur jashtë tyre.

Komisioni fton të gjithë demokratët që të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”.

Sot ishte dita e fundit e afatit të vendosur nga Berisha që kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha të largohet nga posti, pasi sipas tij u shkarkua me votën e lirë nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

Postimi i plotë i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike:

Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë, nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij, reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.

Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së, si dhe i të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.

Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarëve se 1958 vetë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre.

Me këtë akt të pashembullt, ky peng-skllav i dosjeve të tij dëshmon se në zbatim të urdhërave që merr nga pengmarrësit, mendon se mund të mbajë peng, me forcën e narkoshtetit selinë, anëtarësinë, Kuvendin dhe Referendumin, vetë Partinë Demokratike si dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime armiqësore ndaj demokracisë, këto përpjekje kriminale të klikës së narkoshtetit Rama-Basha për të mbajtur peng Partinë Demokratike, opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike paralajmëron binomin Rama – Basha se, për skenarin e tyre antidemokratik dhe destabilzues do të marrin si përgjigje të merituar turpin e historisë.

Ata që thërmuan bunkerin hoxhist në vitet ‘90 dhe e nxorrën Shqipërinë nga izolimi gjysëm shekullor, do të shembin çdo bunker dhe do të rikthejnë Selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve shqiptarë.

Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen, në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”, të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës, për mbarë shqiptarët.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI