Flash

Arrestohet në Spanjë bosi i mafias italiane/ E tradhtoi Google Street View

Lapsi.al 5 January 2022
Arrestohet në Spanjë bosi i mafias italiane/ E tradhtoi Google Street

Një bos i mafias italiane në arrati për 20 vjet u zbulua rastësisht në një qytet spanjoll pasi u pa në Google Street View.

Gioacchino Gammino, i dënuar për vrasje, i listuar mes gangsterëve më të kërkuar të Italisë, u arrestua në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku gjatë këtyre viteve ai ishte martuar, kishte ndryshuar emrin në Manuel. Tani punonte si kuzhinier dhe kishte një dyqan frutash dhe perimesh.

Policia siciliane kreu disa hetime për 61-vjeçarin Gammino dhe lëshoi një urdhër arresti në vitin 2014. I arratisuri u zbulua në Spanjë, por në fakt ishte Google Street View që ndihmoi për të përcaktuar vendndodhjen e tij të saktë.

Aplikacioni përmes Google Maps kishte kapur një imazh të dy burrave që bisedonin jashtë një dyqani frutash dhe perimesh në Galapagar. Policia dyshonte që njëri prej burrave i ngjante shumë Gammino, por identiteti i tij u konfirmua pas hetimeve të tjera.

Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por detajet rreth kapjes së tij nuk dolën në dritë derisa u raportuan nga La Repubblica këtë të mërkurë. Pas arrestimit, ai thuhet se i tha policisë: “Si më gjetët? Unë nuk kam telefonuar as familjen time për 10 vjet!”

Gammino i përkiste një klani mafioz në Agrigento të Sicilisë, i cili u përfshi në një përplasje të përgjakshme me Cosa Nostra, rrjetin kryesor mafioz në vitet 1990. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1984 dhe u hetua nga gjyqtari i antimafias Giovanni Falcone, i cili u vra nga mafia në vitin 1992.

Ai kërkohej për vrasje dhe krime të tjera të lidhura me mafien. Ai u arrestua për herë të dytë në Barcelonë në vitin 1998. Kishte nisur të vuante një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia në Romë, kur në vitin 2002 arriti të arratisej gjatë rrëmujës së xhirimeve të një filmi në burg. ©LAPSI.al

Gioacchino Gammino, latitante da 20 anni, scovato con Google Maps VIDEO

Gioacchino Gammino, il boss latitante scoperto con Google Maps - Cronaca -  TGR Sicilia

Të këshilluara

Identifikohet i plagosuri në Vlorë (Emri)

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat, teksa mësohet se i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Diego H...

19:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI