Flash

Berisha: Basha është simbol i dështimit, në 8 vite kaloi nga humbja në humbje

Lapsi.al 6 January 2022
Berisha: Basha është simbol i dështimit, në 8 vite kaloi nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar me demokratët e Gjirokastrës, 31 vjetorin e themelimit të PD. Duke komentuar situatën në PD, Berisha tha se beteja që po zhvillohet nuk është çështje zyrash, por për parimin themelor të demokracisë që është shumica e cila vendos mbi pakicën.

"PD në kundërshtim me idealet tuaja, nuk arriti të përmbushë misionin e saj, e udhëhequr nga një dështark që sot është simboli më i vetëm në Shqipëri, i humbjeve dhe dështimit. Ajo kaloi në 8 vite nga humbje në humbje. E megjithë këtë jeni ju ata të cilët e mbajtët këtë forcë politike, një nga forcat politike më kryesore të vendit dhe ju keni një meritë të jashtëzakonshme. Ne nuk u shuam dhe nuk u arkivuam në histori, siç ndodhi me forcat politike në vendet ish-komuniste. Edhe pa lider arritëm të kemi në zgjedhjet e fundit mbi 620 mijë vota.

Por siç thotë një fjalë e popullit, e keqja nuk ka fund. Dhe ajo që po shohim ne së bashku, këto 3 muaj dëshmon se keqësia dhe ligësia, amoraliteti politik i njeriut për të cilin punuam aq shumë, i njeriut të cilin e mbështetëm me ndershmërinë më të madhe, nuk paskan fund dhe nuk njohin asnjë kufi. Kjo që zhvillohet këto ditë, unë i bëj thirrje mençurisë suaj, të qytetarëve shqiptarë, të mos mashtrohen. Nuk është çështje zyrash, jo personash, ata që duan t'ua paraqesisn si çështje zyrash dhe personash janë avoketër, mercenarë të antivlerave.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI