Flash

Dalin pamjet, ja si është blinduar selia e PD nga brenda (VIDEO)

Lapsi.al 6 January 2022
Dalin pamjet, ja si është blinduar selia e PD nga brenda (VIDEO)

Edhe pse zyrtarisht Gaz Bardhi dhe zyrtarë të tjerë të grupit që mbështesin Lulzim Bashën e kanë mohuar blindimin e dyerve në selinë e Partisë Demokratike, duket se nuk ka më dyshime për çfarë ka ndodhur me nxitim gati të rrufeshëm në ditët e para të këtij viti. Lapsi.al siguron disa pamje ku shihet pjesa e brendshme e derës anësore të selisë së PD-së.

Është fjala për derën nga krahu i xhamisë. Siç shihet një pjesë e trashë hekuri, me ngjyrë blu, është vendosur nga pjesa e brendshme e derës së drurit. Pamjet u filmuan sot teksa në selinë blu shkoi zv.ambasadori i SHBA-së, Demian Smith.

Interesante është se edhe në të vetmin moment kur kamerat u lejuan ti afroheshin kështjellës së blinduar me çelik, për arsye se ardhja e diplomatit nga SHBA duhej filmuar ato u pozicionuan në atë anë ku nuk dallohej blindimi i derës. Ashtu siç shihet edhe në foton e më poshtme të gjitha mediat janë vendosur në të djathtë. Kane qenë vetëm tre teporterq që kanë qëndruar majtas dhe kanë mundur të fiksojnë blindimin e derës.

Me ç’duket, Lulzim Basha i druhet përplasjes në protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha ditën e shtunë dhe ka marrë masa që kjo të evitohet.

Së paku të shmanget hyrja e mbështetësve të liderit historik të tyre brenda selisë. Berisha dhe grupi i tij e ka akuzuar Bashën për bunkerizim të PD-së. Pamjet e asaj që ka ndodhur flasin për ndërhyrje që vec me restaurimin nuk kanë të bëjnë sikundër pretendon Gaz Bardhi, por është një fortifikim për të mbajtur të paprekur selinë nga marrja e grupit të Berishës.

Duke mos pasur mbështetjen e gjerë të anëtarësisë së demokratëve, Basha me sa duket veç vulës dhe një pjese të grupit parlamentar, kërkon të mbajë me cdo cmim selinë e partisë.  ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-06-at-5.19.11-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI