Flash

Rama: Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë në Shqipëri shtabin e saj pararojë

Lapsi.al 6 January 2022
Rama: Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të

Edi Rama, në një komunikim online në ‘Facebook’, njoftoi se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri

‘Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionele të SHBA, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale, vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, dhe një fleksibilitet më të madh logjistik’, tha Rama ndërsa citoi deklaratën.

Gjithashtu ai theksoi se kjo është një shprehje e një besueshmërie shumë të lartë , ndërsa falënderoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për kontributin që ka dhënë.

‘Po e prisnim me padurim këtë lajm të mirë dhe për ata që ankohen se ku i kemi armët apo helikopterët, Jemi jo vetëm një anëtar në NATO, por një vend me shtabin bazë të Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA në Europë’, tha më tej ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI