Flash

Shkoi për të peshkuar në lumë/ Zhduket pa lënë gjurmë 50-vjeçari në Dibër

Lapsi.al 26 December 2021
Shkoi për të peshkuar në lumë/ Zhduket pa lënë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e forcave të rendit pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

"Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftim. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm shkund Kretën

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës në Greqi pasditen e së dielës. Mediat greke shkruajnë se sipas...

17:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI