Flash

FOTO/ Kush është ushtari shqiptar që lufton për Ukrainën në kufirin rus

Lapsi.al 26 December 2021
FOTO/ Kush është ushtari shqiptar që lufton për

Një 24-vjeçar shqiptar është në radhët e vullnetarëve krah ukrainasve në kufirin me Rusinë. Emanuel Bazanji, një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare, thotë se vija ku ndodhet aktualisht është kufiri i fundit për demokracinë.

Në një reportazh të gjatë të revistës “Coffee or Die Magazine” ai thotë se “ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit”.

“Ne nuk paguhemi këtu, nuk po i kërkojmë qeverisë ukrainase asgjë, ne jemi vetëm këtu për t’i ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë” - tha 24-vjeçari.

Ai po stërvitet nën komandën e një ish-oficeri ushtarak gjeorgjian të quajtur Mamuka Mamulashvili. Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë më parë vepronte si njësi e vijës së parë në vitet e para të luftës në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Tashmë e stacionuar në periferi të Kievit, kjo njësi tërësisht vullnetare është bërë një qendër rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi 3-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm shkund Kretën

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës në Greqi pasditen e së dielës. Mediat greke shkruajnë se sipas...

17:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI