Flash

Rrëfimi/ Punonjësja e call center: Ata që mashtronin më shumë, fitonin më shumë

Lapsi.al 26 December 2021
Rrëfimi/ Punonjësja e call center: Ata që mashtronin më

Dy ditë pas arrestimit të izraelitit Rafael Genish dhe bashkëpunëtorëve të tij për mashtrimet përmes Call Center, prokuroria ka zbuluar edhe skemën e përfitimit të shumave monetare dhe mënyrën e rekrutimit të punonjësve.

Referuar dëshmisë së një prej punonjësve të “Call Center-it” të FOREX, periudha e trajnimit të personave që realizonin telefonatat zgjaste 2 deri në 3 ditë, ndërsa nuk kishte asnjë kriter në lidhje me eksperiencën e punës.

Në deklarimin e dhënë përballë hetuesve ajo ka treguar se punonjësit që mashtronin më shumë kishin përfitimet më të mëdha monetare. Në hetimet e kryera u vunë në pranga 35 personave, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Për të arrestuarit përfshi edhe izraelitin Rafael Genish që cilësohet si organizator, prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Ka rezultuar se, këta persona kanë kontaktuar më shumë se 2 milionë qytetarë europianë, ku mbi 2 mijë prej tyre kanë arritur të mashtrohen, ndërsa vlerat monetare që përfitonin varionin nga 500 euro e sipër. Gjatë operacionit Komunikimi janë sekuestruar edhe ambientet ku ushtrohej veprimtaria e Call Center si dhe 123 kompjuterë. Sipas hetimeve të gjithë personat që janë vënë në pranga kishin dijeni për veprimtarinë që kryenin pasi të gjithë mbanin emra të rremë dhe përdornin numra të huaj për të komunikuar me shtetasit jashtë Shqipërisë. /abcnews.al

Të këshilluara

Aksident tragjik në Lezhë, dy të vdekur

Dy të rinj kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në aksident në rrugën e Tales, në Lezhë. "Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip "Pegeot " me drejtues shteta...

20:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI