Flash

Dështon për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës

Lapsi.al 26 December 2021
Dështon për herë të dytë tenderi për dhënien

Dështon për herë të dytë tenderi per dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Ministria e Infrastrukturës deklaroi se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro.

Afati ishte 26 nëntori. Edhe tenderi i parë u anulua pikërisht sepse nuk kishte asnjë oferte, ndërkohë që qeveria në rihapje të garës lehtësoi disa kritere me qëllim tërheqjen e investitorëve. Koncesioni është 35-vjeçar dhe aeroporti është planifikuar të jetë i kategorisë 3C, me pistë 2200 metra.

Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë në vit dhe sipas studimit pritet të numri i udhëtarëve të konsolidohet në mbi 700 mijë pasagjerë pas vitit të 10-të të operimit të koncesionit. Aeroporti i Sarandës do të jetë sezonal. Ai është planifikuar të ndërtohet 6 km larg qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale, 20 m mbi nivelin e detit. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Për aeroportin e Sarandës nuk dihet ende nëse do të rihapet gara, dhe nëse do të ketë rishikim të kushteve.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Lezhë, dy të vdekur

Dy të rinj kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në aksident në rrugën e Tales, në Lezhë. "Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip "Pegeot " me drejtues shteta...

20:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI