I riu që shihni në foto është Kristian Magjuni, 24-vjeçari që drejtonte automjetin tip 'Peugeot' i cili u përfshi në aksidentin tragjik, në rrugën e Tales në Lezhë. Ai po dërgonte në shtëpi 16-vjeçaren Atjola Ademi, e cila ishte e fejuara e vëllait të tij. Magjuni ishte banues në Tale dhe të dy po shkonin në drejtim të Lezhës. Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me murin rrethues të një banese private. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/ayz38Z36gsCSaUx6UL3g_25_cfabfdc60ab59e2f43a38cf360bf1869_video_360p_converted.mp4"][/video]
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/GiRdD62mlaIAESwQJpM5_25_0b823f72dfe15e25835f82ed287e7ec1_video_360p_converted.mp4"][/video]