Një aksident i rëndë me dy jetë të humbura është regjistruar në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Tales, ku automjeti tip "Pegeot " me drejtues shtetasin Kristjan Margjoni, 24 vjeç ka dalë nga rruga.
Mjeti është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja Atjola Ademi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/GiRdD62mlaIAESwQJpM5_25_0b823f72dfe15e25835f82ed287e7ec1_video_360p_converted.mp4"][/video]
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/ayz38Z36gsCSaUx6UL3g_25_cfabfdc60ab59e2f43a38cf360bf1869_video_360p_converted.mp4"][/video]