Flash

Prishtinë/ Shpërthim në zyrat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, një i plagosur

Lapsi.al 25 December 2021
Prishtinë/ Shpërthim në zyrat e kompanisë së

Një punëtor i zyrave të kompanisë së distribuimit të energjisë në Prishtinë (KEDS-it) është lënduar në shpërthimin që ka ndodhur në nënstacionin që furnizon me energji elektrike lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili e ka konfirmuar se punëtori është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS-it është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca, punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, citon Klan Kosova.

Ai ka thënë se pas shpërthimit ky nënstacion ka dalë jashtë funksionit dhe për momentin lagjet që furnizohen nga ai kanë mbetur pa energji.

“Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, ka thënë Buzhala.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI