Flash

Kriza energjitike në Kosovë, KEDS: Kufizimet ishin të nevojshme

Lapsi.al 25 December 2021
Kriza energjitike në Kosovë, KEDS: Kufizimet ishin të nevojshme

Rritja e konsumit, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ndikoi në rritjen e çmimeve vlerësohen si faktorë që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes me furnizim me rrymë në Kosovë.

Konsumi i rrymës në Kosovë arriti në 1,400 megavatë në orë, sasi kjo që shënoi rekord, deklaroi zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në një konferencë për media më 25 dhjetor, Buzhala tha se Korporata Energjetike e Kosovës, në këto kushte është detyruar të bëjë reduktime në furnizim me energji elektrike meqë tashmë janë shfrytëzuar të gjitha resurset tjera.

Megjithatë, sipas Buzhalës, që nga 25 dhjetori ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me rrymë.

“Flasim për përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë rrjedhimisht ka rënë edhe kërkesa”, tha Buzhala.

Buzhala deklaroi se aktualisht në Kosovë reduktimet e rrymës janë më të vogla krahasuar me disa ditë më herët.

Në anën tjetër, drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj, tha se plani për reduktimet e energjisë elektrike 8 orë me rrymë dhe 2 pa rrymë është zbatuar në përpikëri, por që sipas tij problem të madh paraqiti mbingarkesa andaj rikthimi i rrymës në disa lagje nuk ishte i mundur./REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI