Flash

Berisha: Në 8 janar demokratët do të marrin selinë e PD

Lapsi.al 24 December 2021
Berisha: Në 8 janar demokratët do të marrin selinë e PD

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetë kombëtare në datën 8 Janar 2022. Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

“Data 8 janar do të jetë një protesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban,”-tha Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Zonë e lirë”.

Më 5 janar , Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI