Flash

Berisha: Pagat e shqiptarëve i nxorën Basha, Veliaj dhe Balla pas takimit

Lapsi.al 24 December 2021
Berisha: Pagat e shqiptarëve i nxorën Basha, Veliaj dhe Balla pas

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se skandali i daljes së të dhënave të shqiptarëve u krijua qëllimisht nga Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla pas një darke që ata kanë pasur. Qëllimi i tyre sipas Berishës është tërheqja e vëmendjes nga skandalet e inceneratorëve dhe shkarkimi i Bashës.

“Këta të tre kanë qenë në një darkë të negociuar nga Irfani. U takuan Erion Veliaj, Lul Brava dhe Taulant Balla. Nuk ka rëndësi ka apo jo foto. I kanë parë njerëzit me sy. U përfolën ta paraqesin si ngushëllim, por ishte ndryshe. Ishte qelime. Darkë morti, por i thanë shishet me raki Skrapari.

Një gjë është e sigurt se bashkëpunimi i Edi Ramës me Lul Bravës dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e tyre të tyre si inceneratorët, shkarkimi i Bashës vendosën të hedhin në treg të dhëna të tjera për të dëshmuar se ky shtet është i shkatërruar.

Plasën këtë bombë të paimagjinueshëm duke ditur që këtu nuk ka drejtësi, SPAK është S’KAP. Për të shuar një zhurmë tjetër hodhën në treg një zhurmë tjetër.

Po të më kishte dalë mua kjo do kisha dhënë dorëheqje” – tha Berisha në Zonë e Lirë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI