Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një person është rrëzuar aksidentalisht mbi një bordurë dhe ka ndërruar jetë.
Nuk dihet ende identiteti i tij, por mësohet se është 48 vjeç. Mësohet prej kohësh se ai jetonte vetëm.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç“, raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.