Flash

Skandal në polici, efektivja ndihmon vjehrrën tutore të kolegut për të ushtruar prostitucion në lokalin e saj

Lapsi.al 25 December 2021
Skandal në polici, efektivja ndihmon vjehrrën tutore të kolegut

Efektivë të përfshirë në krime vijojnë të kallëzohen nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave në prokurori, ku nuk kanë munguar dhe masat ndëshkuese.

Rasti më i fundit ka ndodhur në një lokal në Tiranë, ku një efektive policie ka rezultuar se ka ndihmuar vjehrrën e kolegut nënkomisar që ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në një lokal të saj, duke e njoftuar për aksionet e policisë.

Pas konstatimit, SHÇBA ka pezulluar nga detyra dy efektivët e përfshirë në këtë skemë.

Bëhet fjalë për nënkomisarin me inicialet F.M, 29 vjeç, me detyrë specialist në sektorin e hetimit të aksidenteve rrugore në komisariatin e policisë të qarkullimit rrugor dhe inspektoren O.K, 27 vjeçe,me detyrë operatore e kamerave në sektorin e sallës së komandimit.

Mësohet se zbulimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor nga SHÇBA,i cili kishte marrë informacione në rrugë operative se nënkomisari 29-vjeçar ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast aksidentesh.

Kjo ka bërë që efektivi i qarkullimit rrugor të vihet në monitorim nga ku doli se ai krahas kësaj shkelje,nëpërmjet koleges së tij operatore e sallës së monitorimit ndihmonte vjehrrën që të ushtronte aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj.

Kjo e fundit njoftonte vjehrrën e kolegut për aksionet që organizonte policia, duke u bërë pjesë e shkeljes.

Në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe vjehrra 53-vjeçare e policit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliaj u gjetën dhe dy armë gjysmëautomatike dhe fishekë pa leje.

Në interes të thellimit të hetimit të përfshirë në këtë shkelje janë sekuestruar dhe katër telefona celularë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI