Flash

321 raste të reja me Covid dhe dy humbje jete në Shqipëri

Lapsi.al 25 December 2021
321 raste të reja me Covid dhe dy humbje jete në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 321 raste të reja me COVID nga 3435 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 2 pacientë, konkretisht një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 321

Të shëruar në 24 orë 300

Të shtruar në spitale 122

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,435

Testime totale 1,459,507

Raste pozitive 207,542

Raste të shëruara 199,133

Raste Aktive 5,220

Humbje jete 3,189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,495

Fier 590

Durrës 387

Shkodër 345

Elbasan 316

Vlorë 252

Gjirokastër 210

Berat 229

Lezhë 139

Korçë 107

Kukës 81

Dibër 69

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI