Flash

“Këndezi merr lavdërimet”/ Rama nuk e pret mirë kritikën në Facebook

Lapsi.al 26 December 2021
“Këndezi merr lavdërimet”/ Rama nuk e pret mirë

Postimi në Facebook për banesat e reja të ndërtuara në Kavajë për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka shkuar aq mirë për kryeministrin Edi Rama. Kreut të qeverisë shqiptare publikoi 2 foto pllatesh me mbishkrimin: “Gati për rikthimin e 153 familjeve të prekura nga tërmeti në Kavajë❤️”

Por njëri prej komentuesve të shumtë ia ka prishur humorin kryeministrit shqiptar që siç duket nuk duron dot më asnjë kritikë të vetme, qoftë kjo edhe në Facebook.

“Leket i fali bota, këndezi merr lavdërimet.?” – shkroi njëri prej ndjekësve. Kaq ka mjaftuar që Rama të mos e kursejë një përgjigje.

“Jo i dashur, bota nuk ka asnje lidhje me cka shikon, jane krejt me fonde te qeverise shqiptare, po ti mos u merzit, se shqiptare pa dallim jane ata qe hyjne ne shtepite e reja, sepse sic nuk i ndau termeti majtas a djathtas, as ne nuk i kemi ndare me parti po i kemi mbeshtetur te gjithe njesoj si shqiptare?” – shkroi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm shkund Kretën

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës në Greqi pasditen e së dielës. Mediat greke shkruajnë se sipas...

17:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI