Flash

Epidemilogu Alimehmeti: Jam kundër vaksinimit të femijëve të shendetshëm

Lapsi.al 26 December 2021
Epidemilogu Alimehmeti: Jam kundër vaksinimit të femijëve të

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti është shprehur kundër vaksinimit anti Covid për fëmijët që janë të shëndetshëm.

Sipas tij vaksina duhet bërë për fëmijët që kanë sëmundje, por kurrsesi për ata në gjendje të mirë shëndetësore, pasi siç shpjegon ai ata e kalojnë lehtë koronavirusin.

“Për fëmijët që kanë sëmundje, patjetër që duhet të vaksinohen. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Por, përsa i përket fëmijëve të shëndetshëm nuk ka një përfitim madhor, sepse fatmirësisht nga pikëpamja e sëmundjes, ata që e kalojnë në mënyrë natyrore, e kalojnë shumë lehtë. Një llogaritje e bërë nga organet zyrtare të Britanisë së Madhe, thotë që duhen vaksinuar 25 mijë fëmijë, që të evitohet një shtrim i vetëm në spital”, - tha mjeku për TCH.

Shqipëria ka miratuar vaksinimin ndaj Covid për fëmijët 12 vjeç e lart për ata që kanë sëmundje kronike dhe 15 vjeç e lart për fëmijët e shëndetshëm.

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm shkund Kretën

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës në Greqi pasditen e së dielës. Mediat greke shkruajnë se sipas...

17:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI