Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur paraditen e sotme në Fllakë. Policia njofton se rreth orës 11:15, një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh. Ky i fundit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.