Flash

VIDEO E SHERRIT/ Deputetja e PDK i hedh gotën e ujit ministrit të Bujqësisë

Lapsi.al 21 December 2021
VIDEO E SHERRIT/ Deputetja e PDK i hedh gotën e ujit ministrit të

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur “rrugaç” ministrin e Bujqësisë, Faton Peci gjatë një mbledhje në komisionet parlamentare.

Debati është agravuar dhe deputetja ka hedhur në drejtim të deputetit gotën e ujit. Pas këtij incidenti mbledhja e Komisionit është ndërprerë. Shkak u bë deklarata e ministrit se deputetja përfaqësonte krimin.

“Ti me gjuhën përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit e Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo i bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, - ka thënë ministri Peci që shkaktoi më pas reagimin e deputetes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Albin Kurti merr dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal. Kështu ka bërë ...

19:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI