Flash

Berisha: Personi që theu derën e PD ka kaluar net të tëra me Bashën

Lapsi.al 21 December 2021
Berisha: Personi që theu derën e PD ka kaluar net të tëra me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi Fatjon Dautajn, personin që shkelmoi sot derën brenda selisë blu, duke u shprehur se i riu nga Hasi ka kaluar net të tëra në “çadrën e lirisë” të ngritur nga Basha para Kryeministrisë. Berisha tha se i kanë dërguar dhjetëra foto dhe video të Bashës në shoqërinë e Fatjonit.

“Personi që theu derën është një militant i PD-së, sipas mediave me precedentë në Britaninë e Madhe. Nuk e di. Nuk e njoh. I një familje thellësisht të persekutuar nga Hasi, i cili ka lënë net të tëra në çadrën e lirisë që doli çadra e partisë.

Nuk e kam në natyrën time, por më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bashës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që ka kryer Fationi, por sot kam arritur në përfundimin që dy kriminelët më të mëdhenj janë Rama dhe Basha.

Nëse Fatjon Dautit, Lulzim Brava nuk i përmendi sot një dosje, unë nuk e kam njohur, ata që e njohin thonë që ka shumë vite këtu askush nuk ka folur me të, unë i përmend Lulzim Bashës dosjen “Toyta Yaris” që e nxjerr grup të strukturuar kriminal, apo dosjen “Muzin”. I them Bashës dhe Ramës që ju me këtë akt po ngjiteni në nivelin e krimit politik të Enver Hoxhës”, - tha Berisha në emisionin në “Fax News”.

Të këshilluara

Albin Kurti merr dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal. Kështu ka bërë ...

19:30

5 të arrestuar në Tiranë, zbardhet akuzat

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht...

17:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI