Flash

Pendohet Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve gabimi im i madh

Lapsi.al 21 December 2021
Pendohet Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve gabimi im i madh

Monika Kryemadhi thotë se djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishte gabimi më i madh në 4 vitet e fundit. Këtë ajo e ka pranuar në një intervistë në ABC duke shtuar se këto lëvizje e kanë nxjerrë jashtë loje opozitën.

Sa i përket përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike, sipas Kryemadhit, kjo sjell një situatë jo të mirë për shoqërinë dhe për investimet pasi ngjall pasiguri.

“Sot në situatën që është shoqëruar, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë apo për ekonominë dhe sigurinë për investime. Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne.

Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4 vitet të gabuar. Sidomos me djegien e mandateve dhe bojkotonin që nxorën jashtë loje opozitën. Duke e nxjerr jashtë çdo lloj kalkulim politik dhe dëmtuan sistemin demokratik” - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Albin Kurti merr dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal. Kështu ka bërë ...

19:30

5 të arrestuar në Tiranë, zbardhet akuzat

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht...

17:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI