Kjo është makina e autorëve të atentatit me tritol ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Indrit Sadedini, ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë. Makina tip 'Mazda' me targa AA 014 IC u gjet në zonën e Darëzezës në Fier dhe është e shkrumbuar totalisht. Edhe pse duket e vështirë gjetja e provave, automjetit pritet t'i bëhet ekspertiza totale nga grupi hetimor. Ndërkohë, për ngjarjen dyshohet se kanë marrë pjese tre autorë, dy lëviznin me makinë dhe një i tretë e ndiqte shënjestrën në distancë. Policia ende vazhdon hetimet.

[video width="576" height="324" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/jSYilRBMW1oKO3pBZSAS_21_2f8223f7a800b6f0ffa74aee2ec081b4_video_360p_converted-1.mp4"][/video]