Flash

Divorci i kushton shtrenjtë sulltanit të Dubait: Duhet t'i paguajë ish-gruas 635 milionë euro

Lapsi.al 21 December 2021
Divorci i kushton shtrenjtë sulltanit të Dubait: Duhet t'i

Nëse bie fjala për një Sulltan të Dubait, ju vjen ndër mend dikush aq i pasur që nuk ka frikë nga asnjë shpenzim. E sigurt është se se 72-vjeçari Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sulltani i qytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk do të ketë qëndruar indiferent ndaj këtij lajmi.

Ai duhet t'i paguajë 635 milionë euro ish-bashkëshortes së tij, princeshës Haya nga e cili u divorcua. Goditje jo e vogël e vendosur nga një gjykatës në Londër qoftë edhe për një njeri kaq të pasur.

Gjyqtari përllogariti 550 milionë paund dëmshpërblim ose rreth 635 milionë euro, shumën që sheiku i pasur i detyrohet ish-gruas, motrës së Mbretit të Jordanisë, për mbajtjen e saj dhe dy fëmijëve më të vegjël që kishin së bashku.

Gruaja ishte arratisur, në mënyrë të guximshme, nga Dubai në vitin 2019 dhe që atëherë ajo jeton e blinduar në një rezidencë luksoze në Londër dhe thotë se është "e tmerruar" nga ish-bashkëshorti i saj. Mohammed bin Rashid Al Maktoum u denoncua edhe në Britaninë e Madhe për trajtimin e bërë ndaj vajzës së madhe, e cila në fakt mbahet e burgosur në Dubai.

Ky është divorci më i kushtueshëm në Britaninë e Madhe. Rekordi mbahej deri tani nga një oligark rus, i detyruar t'i paguante rreth 450 milionë paund ish-bashkëshortes Tatiana Akhmedova në vitin 2016. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Albin Kurti merr dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal. Kështu ka bërë ...

19:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI