Flash

Mesazhi i fshehtë që Rama, Vuçiç dhe Zaev përcollën me kravatat

Lapsi.al 21 December 2021
Mesazhi i fshehtë që Rama, Vuçiç dhe Zaev

Ditën e martë u zhvillua në Tiranë takimi mes liderëve Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Përveç mediave shqiptare, nisma “Open Balkan” u ndoq me kureshtje të madhe nga mediat serbe që shkruanin për çdo detaj.

Madje nuk i kanë shpëtuar as kravatat e përdorura nga tre personalitetet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi një kravatë të kuqe që besohet se simbolizon dëshirën për dominim. Njerëz që duan të tregojnë superioritet veshin të kuqen, megjithatë pas mesazhit të ngjyrës mund të fshihet dhe ideja e flamurit shqiptar.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte veshur kravatën blu dhe sipas mediave serbe, kjo ngjyrë tregon që është një person që mund t’i zihet besë.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zgjodhi një kravatë vjollcë, e cila zakonisht përdoret për të treguar bollëkun dhe pasurinë. Gjithashtu tregon edhe vetëbesim. /Fax News

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI