Flash

Berisha: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Tiranë, Serbia është një Rusi e vogël

Lapsi.al 20 December 2021
Berisha: Vuçiç nuk është i mirëpritur në

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu drejtua presidentit serb Aleksandar Vuçiç se nuk është i mirëpritur në Tiranë. Nga sheshi i protestës së opozitës dhe qytetarëve shqiptarë dhe ata nga Kosova, Berisha tha se 'Ballkani i Hapur", të cilin promovojnë Rama dhe Vuçiç, është projekt i hegjemonizmit serb.

"Kjo është protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit. Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe Botë ka qenë ideja e hegjemonizimit serb në gadishullin tonë.

Bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëar. Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Në fillimet e tij ky projekt vuri për maskë minishengenin për të mashtruar kombet e Ballkanit. Më vonë, projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e Shoqërisë së Hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovës mbi bazën e linjave etnike të pastra.

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Vuçiç dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën me një darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë këtu të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor të Ballkanit të Hapur një përpjekje djallëzore për të zëvendfësuar nismën e Berlinit, projektin për integrimin e vendeve tona në BE.

Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit. Në asnjë vend nuk flasin për vende të pavarura, për vende të barabarta. Asnjë fjalë, asnjë rresht nuk bëjnë fjalë për popuj sovranë, por për popuj në koncepsin e vjetër sllav. Nuk flitet për dhunimin e standardeve demokratike në këto vende si shkaku më kryesor i mbetjes së këtij rajoni në pritje për në Bashkimin Europian. Fajet sipas këtyre aventurierëve i ka Europa dhe vetëm Europa. Protesta jonë është protestë për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Vuçiç ka ardhur këtu si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur, i tillë si udhëheqësi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, i tillë nuk do të jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo. Sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës qëndron ideja serbomadhe, qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Serbia e Vuçiçit si ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusi e vogël dhe Rusia e vogël është rrezik për paqen, stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI