Flash

Tritoli u fut në kuti kartoni/ Nisin shoqërimet në polici për atentatin në Vlorë

Lapsi.al 19 December 2021
Tritoli u fut në kuti kartoni/ Nisin shoqërimet në polici

Policia e Vlorës ka nisur shoqërimet në polici në përpjekje për të zbardhur atentatin me eksploziv që tronditi qytetin mesditën e së dielës dhe ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Endri Sadedini. 6 persona janë pyetur nga blutë e Vlorës të cilët janë marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor thanë se lënda plasëse ishte fshehur në një kuti kartoni të lënë në anë të rrugës. Mesa duket autorët e mbanin nën vëzhgim 33-vjeçarin. Sapo ai ka britur nga banesa dhe i është drejtuar parkimit të makinave lenda plasëse ka shpërthyer.

Besohet se autorët përdorën shpërthimin në distancë. Nuk ka ende të ndaluar si autorë të dyshuar të ngjarjes. I riu i kishte shpëtuar një atentati me tritol edhe 4 vite më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Vlorë, reagon policia

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen "10 Korriku", jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI