Flash

U kapën me kallashnikovë dhe municione në banesë, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 19 December 2021
U kapën me kallashnikovë dhe municione në banesë, dy të

Komisariati i Policisë Vorë ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga kanë rënë kanë rënë 2 persona. Burime zyrtare bënë me dije se një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Laçi, 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen temperaturat me të paktën 2°C duke zbritur deri -6°C gjatë mëngjesit në zonat malore, megjithatë moti vijon i kthjellët. Edhe pjesa e dytë e ditës do të...

07:35

Berisha niset drejt selisë PD

Sali Berisha, pritet të rikthehet në selinëe e PD për të dalë në një konferencë për shtyp. Në njoftimin fillestar thuhej se “në orën 20.00, Berisha në konfer...

20:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI