Flash

Berisha: Ballkani i Hapur është projekt fantazmë

Lapsi.al 20 December 2021
Berisha: Ballkani i Hapur është projekt fantazmë

“Nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, kjo është deklarata e bërë nga ish kryeministri Sali Berisha për nismën e Ballkanit të Hapur, në protestën e organizuar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.

“Në këtë Bulevard, në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sot përshëndetje vëllazërore. Në këtë protestë me të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të Kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale, Beograd, Tiranë Shkup. Apo Vucic e vasalët e tij Rama dhe Zaev. Në krye të radhës garantoj shqiptarët se kjo nuk është protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Ne jemi dhe kemi qenë të angazhuar për bashkëpunim të sinqertë rajonal. Për integrime rajonale në BE e euroatlantike. Por kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të Kombeve të Ballkanit. Kundër një projekti që është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Kërcënim u shpall nga Kroacia”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI