Flash

Shkarkimi i Bashës në PD/ Rama e shpërfill në Kuvend dhe nuk i kthen përgjigje

Lapsi.al 20 December 2021
Shkarkimi i Bashës në PD/ Rama e shpërfill në Kuvend dhe nuk

Është thënë diaa herë tashmë që kriza e përfaqësimit në PD e bën më te dobët opozitën. I pari që e ka shfytëzuar këtë ka qene kryeministri Edi Rama. Në seancën e fundit në parlament për këtë vit, Rama mori fjalën dhe foli për projektligjin e ndihmës së fëmijëve që mbesin jetimë. Pas tij foli Lulzim Basha. Ky adresoi një sërë akuzash, ku ra në sy ajo për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën duke cituar raportet e DASH dhe tha se Lefter Koka u bë “kokë turku”, por në fakt ishte “bishti” i aferës.

Por kur Basha ishte duke folur në Kuvend, pas tij, Rama u çua nga karrigia dhe braktisi sallën. Ikja e Ramës është e pazakontë.

Kryeministri gjjthnjë e ka respektuar debatin me kreun e PD-së dhe gjithnjë ka qëndruar në sallë duke iu përgjigjur dhe replikuar me të. Por sot iku, duke treguar hapur shpërfilljen.

Shpjegimin për gjestin e Ramës e dha Elisa Spiropali, e cila tha se Basha nuk ka më lëgjitimitet të meritojë një replikë nga Rama.

“Në kushtet e një kacafytjeje të shëmtuar mes dy hijeve politike që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzisë kinse heroike, ju Z.Basha e keni humbur mundësinë dhe privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice” tha Spiropali, duke shpjeguar edhe largimin e Ramës nga salla e parlamentit.

Fill pas fjalës së Spiropalit, Basha u çua sërish në foltoren e Kuvendit dhe replikoi me Spiropalin duke i sqaruar se legjitimitetin nuk ta jep as trau i doganave, as krimi dhe as oligarkët.

Të këshilluara

Atentati në Vlorë, reagon policia

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen "10 Korriku", jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI