Flash

VIDEO/ Basha “harron” të publikojë emrat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar

Lapsi.al 19 December 2021
VIDEO/ Basha “harron” të publikojë emrat e

“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar”.

Ishte ky premtimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha (video më poshtë) orët e vona të së shtunës pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë dhe pak minuta pasi nga oborri i selisë blu ishte larguar Sali Berisha me të tijtë.

Basha e bëri këtë premtim pas akuzave dhe dyshimeve se Kuvendi Kombëtar i mbajtur prej tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nuk kishte arritur sot të thyente dot shifrat e Berishës në Air Albania dhe madje nuk kishte as kuorum për të marrë vendime.

Basha premtoi para gazetarëve se do të kishte transparencë të plotë, por të dielën në selinë e demokratëve duket se ishte ditë pushimi. Nuk pati asnjë deklaratë dhe asnjë dalje për mediat.

“Ejani të shtunën të shihni si bëhet një Kuvend Kombëtar! Ejani të shihni çfarë është transparenca!” – ngriti zërin Basha në studion e emisionit “Open” të enjten, por të dielën e gjithë PD-ja e mori pushim duke harruar premtimin e bërë 24 orë më parë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-19-at-21.19.53-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Atentati në Vlorë, reagon policia

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen "10 Korriku", jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI