Flash

Belind Këlliçi: Pronari i inceneratorëve ka një emër, Edi Rama

Lapsi.al 20 December 2021
Belind Këlliçi: Pronari i inceneratorëve ka një emër,

Vijon përballë kryeministrisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë. Duke folur nga podiumi, deputeti i PD-së Belind Këlliçi tha se është krenar që në kohë rekord “sheshi u mbush nga mijëra shqiptarë të Shqipërisë por edhe të Kosovës.”

Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se ndonëse presidentin serb mund ta ketë mik të zemrës, kurrsesi nuk mund ta bëjë mik të shqiptarëve.

“Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës por nuk nuk mund ta shesësh për mik të Shqipërisë ministrin e Millosheviçit. Sot ke hequr kërpudhën, mos u shqetëso, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit, që ka një emër dhe është Edi Rama. Hiq dorë nga largimi masiv që po i bën rinisë shqiptare larg vendit të tyre…”

Po ashtu, anëtari i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit u ndal edhe tek afera e inceneratorëve për të cilën tha se nëse SPAK e ka të vërtetë misionin e tij, nuk duhet të ndalet vetëm tek arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“…Për momentin mund të jetë arrestuar ish-ministri, por pronari i tyre ka një emër, Edi Rama. Nëse SPAK e ka të vërtetë misionin e tij, të refuzojë thirrjen bajate, të kryeministrit. Jam krenar që jam sot mes jush që PD po ringrihet dhe jam i bindur që do t’ia dalim ta kthejmë PD shumë shpejta aty ku i takon, në krye të qeverisë.”

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI