Flash

OBSH: Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedent

Lapsi.al 16 December 2021
OBSH: Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedent

Omicron është duke u përhapur me një ritëm të paprecedent dhe duket se vaksinat aktuale kundër Covid-19 janë më pak efektive në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë dhe vdekjes. Paralajmërimi bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, agjencia e shëndetit në OKB njofton se vaksinat vijojnë që të ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme nga virusi.

Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar tani është raportuar nga 77 vende dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e botës, por nuk duhet të cilësohet si i “butë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm,” tha Tedros në një video-konferencë

“Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rëndë, numri i madh i rasteve mund të fusë përsëri në kolaps sistemet shëndetësore të papërgatitura.”

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI