Flash

Bylykbashi i kujton Bashës: Në “21 janar” ishe me dylbi në tarracën e kryeministrisë

Lapsi.al 13 December 2021
Bylykbashi i kujton Bashës: Në “21 janar” ishe me dylbi

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha, 21 Janarin e 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard gjatë një demonstrate të opozitës.

“Në nuk bëmë sot në PD atë që Berisha bëri në 21 janar” - tha Basha.

Nisur nga kjo deklaratë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Ora News tha se asokohe Basha bënte shefin e policisë nga tarraca e Kryeministrisë duke parë situatën me dylbi.

“Basha është ai që bënte shefin e policisë nga tarraca e kryeministrisë me dylbi me datë 21 Janar dhe u përpoq që t’ia faturonte 21 janarin të tjerëve. Beson se duke përdorur këto klishe të lodhura do të bëjë apel.

Nuk ka asnjë ekuivok sot mes anëtarëve të PD, popullatës, analistëve që kanë ndonjë dyshim që Basha ka humbur legjitimitetin. Sondazhet e tregojnë të shkërmoqur. Ditën që dogji mandatet dënoi me vdekje opozitën.

Vendimet e 2019 janë anti-amerikane, anti-europiane. Basha bëri gropën për zgjedhjet e 25 Prillit. Misioni i Bashës është për t’u bërë Kryeministër por nuk do të bëhet dot kurrë, mund të ketë edhe mision tjetër deri sa të shkatërrojë PD përfundimisht.

Deri në 2013 dhe 2017 grupi parlamentar kishte debat, kishte figura politike që nuk ishin nën kontrollin e tij. Kur ai e kuptoi se nuk po e manaxhonte dot më, pas një marrëveshje që Edi Rama i ofroi garancira, ai zhduku fibrën e partisë. Sot askush nuk i bën nder vetes nëse mendon se është deputet i Bashës” – tha Bylykbashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI