Flash

Rama komenton debatin Berisha-Basha me thënie filozofike: Dy të marrë! Njeri kërkon të rrijë aty, tjetrin e gënjen mendja se jeta e tij do bëhet më pak e hidhur

Lapsi.al 13 December 2021
Rama komenton debatin Berisha-Basha me thënie filozofike: Dy të

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një thënie nga Samuel Beckett. Kujtojmë se ditën e stome, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti takim brenda selisë, nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha pas përfundimit të takimit të ish-kryeministrit Berisha, zhvilloi një konferencë ku pati tona të ashpra ndaj Berishës, ndërsa e akuzoi se është bërë oksigjen i kryeministrit Rama. Duket se kryeministri Rama, ka zgjedhur të japë mesazhe jo të drejtpërdrejta, duke cituar shkrimtarin e njohur që duket se në fokus ka zhvillimet brenda opozitës.

Statusi:

THËNIE E DITËS

Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur.

Samuel Beckett

Të këshilluara

138 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vak...

18:32

Belind Këlliçi thërret policinë në PD

Belind Këlliçi telefonoi policinë nga brenda PD-së pasi zbuloi se, sipas tij, zyrën ia kanë vjedhur. Pati një përplasje të lehtë me njerëz të paidentifikuar ...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI